INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erdogan nuk heq dorë: Për dënimin me vdekje s’vendos BE-ja, por populli turk

Erdogan nuk heq dorë: Për dënimin me vdekje s’vendos BE-ja, por populli turk

Publikuar më: 08:19 14-09-2016

Presidenti turk Erdogan i kthehet sërish temës së dënimit me vdekje. Sipas tij, është populli dhe parlamenti turk ai që do të vendosë në lidhje me dënimin me vdekje në vend dhe askush tjetër.

“Populli shpreh kërkesën për dënimin me vdekje. Por këtë Parlamenti e vendos në rendin e ditës dhe e vlerëson. Në momentin që kjo të miratohet në Parlament askush nuk ka autoritetin ti dalë kundër kësaj. Disa liderë evropianë na shprehen ne se ‘ju mbroni dënimin me vdekje‘. Edhe unë i jam përgjigjur ju nuk keni përjetuar ato që kemi përjetuar ne. Më vjen keq por për këtë nuk vendos Bashkimi Evropian. Ai që vendos në lidhje me këtë është populli, parlamenti i Republikës së Turqisë”, tha Erdogan, raporton Anadoly Agency.

Ai gjatë  një fjalimi në programin me temë “79 milionë nën një flamur” me rastin e Bajramit në qendrën e Kongreseve Haliç  tha se herët apo vonë do ti bëjë të poshtërit që të mbyten në gjakun që kanë derdhur.

“Ata të poshtër të cilët në ditën e parë të Bajramit shpërthyen një mijë kilogram bombë në qytetin Van, herët apo vonë do ti bëjmë që të mbyten në gjakun që kanë derdhur. Për këtë ne jemi të vendosur. Askush nuk ka të drejtë të prishë këto festa të shenjta, këto ditë të bukura të popullit tone”, tha Erdogan.

Ndërsa në lidhje me kreun e organizatës terroriste Fetullahçi (FETO) Fetullah Gylen, presidenti Erdoğan ka vënë në dukje se “Ky njeri na qënka ‘imami i universit‘ na paskësh veprimtari në 170 vende…Ka imamë në kontinente, në Turqi ka imamë të Turqisë, në qytete imamë të qyteteve, në qeveri imamë për qeverinë dhe imamë në institucionet shtetërore, kjo është një llogari e madhe por llogaritë e tijë nuk u realizuan. Dhe tani janë shpërndarë dhe ikin largohen. Ata do të largohen dhe ne do ti ndjekim”.

“Populli shpreh kërkesën për dënimin me vdekje. Por këtë Parlamenti e vendos në rendin e ditës dhe e vlerëson. Në momentin që kjo të miratohet në Parlament askush nuk ka autoritetin ti dalë kundër kësaj. Disa liderë evropianë na shprehen ne se ‘ju mbroni dënimin me vdekje‘. Edhe unë i jam përgjigjur ju nuk keni përjetuar ato që kemi përjetuar ne. Demokracia është vullneti i popullit, është qeverisja e popullit. Nëse populli këtë e kërkon dhe nëse parlamenti këtë e vendos ju nuk mund ta kundërshtoni këtë. Më vjen keq por për këtë nuk vendos Bashkimi Evropian. Ai që vendos në lidhje me këtë është populli, parlamenti i Republikës së Turqisë”, tha presidenti turk.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036001205444336