INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erdogan sqaron nëse do të  ndryshojë  mënyra e qeverisjes në  Turqi, pas referendumit

Erdogan sqaron nëse do të ndryshojë mënyra e qeverisjes në Turqi, pas referendumit

Publikuar më: 07:11 15-04-2017

Presidenti i Turqisë, Taip Rexhep Erdogan ka thënë se kurrë nuk ka pasur pretendime që Turqia të qeveriset në ndonjë mënyrë tjetër, raporton AA.

Ai ka hedhur poshtë pretendimet se do të ndryshojë mënyrë e qeverisjes në Turqi pas referendumit për ndryshimet kushtetuese

 “Në 40 vitet e mia të jetës politike unë nuk kam pasur pretendime për ta ndryshuar regjimin”, ka thënë Erdogan.

Sipas tij, debatet për ndryshimin e regjimit kanë marrë fund në vitin 1923 kur Kemal Ataturku kishte themeluar Turqinë si republikë. “Qeveria nuk u është përgjigjur nevojave të tanishme”, ka thënë Erdogan.

Presidenti turk është përballur me akuza, që nëse votohen këto ndryshimet atëherë do të ndryshonte regjimi në Turqi. Sipas sondazheve të para, 51% e qytetarëve do të votojnë pro këtyre ndryshimeve.

Article Logic
Execution time: 0.0034239292144775