INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erdogan, “sulmojnë” lirën si flamurin po ne do i sfidojmë

Erdogan, “sulmojnë” lirën si flamurin po ne do i sfidojmë

Publikuar më: 14:26 20-08-2018

Sot në mëngjes është gjuajtur më armë në Turqi pranë Ambasadës së SHBA-së. Po kjo ngjarje nuk është komentuar nga Presidenti Erdogan. Ai e ka patur mendjen tjetërkund. 

Me sa duket Erdogan ka nisur të përdorë kartën e nacionalizimit, pasi rënia e nivelit të monedhës vendase po dëmton ekonominë. Ai ka bërë thirrje për bojkot të produkteve amerikane, si një mënyrë për të goditur disi dollarin amerikan në vend.
“Sulmi që po i bëhet monedhës tonë, është i njëjtë me sulmin ndaj flamurit. Ata duan të na dëmtojnë ekonominë dhe të na detyrojnë të ulemi në gjunjë, por ne ua kemi kuptuar synimet dhe do t’i sfidojmë. Nuk mund të na nënshtroni dot”, deklaroi Erdogan.

 

Article Logic
Execution time: 0.0016400814056396