INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erdogan takohet me Nishanin: Jam rritur në duart e një nëne shqiptare

Erdogan takohet me Nishanin: Jam rritur në duart e një nëne shqiptare

Publikuar më: 19:59 21-12-2016

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka pritur sot homologun e tij shqiptar, presidentin Bujar Nishani. Në një konferencë shtypu të mbajtur pas këtij takimi ai tha se Shqipëria është vend kyç për stabilitetin në Ballkan. Presidenti turk ka folur për fëmijërinë e tij e cila sipas tij, ka lidhje të ngushtë dhe emocionale me shqiptarët, bëjnë me dije mediat lokale.

“Në vendin ku kam lindur unë, komshinjtë e parë i kemi pas shqiptarë. Mund të them se jam rritur në duart e nënës shqiptare. Ishte një familje e mrekullueshme dhe i falënderoj për kujdesin që kishin ndaj meje si fëmijë”, është shprehur Erdogan.

Erdogan ka përmendur investimet turke në Shqipëri duke thënë se kapin shumën mbi 3 miliardë euro, ndërkaq pati edhe një falënderim për Nishanin.

“Falënderojmë presidentin Nishani për përkrahjen e tij në luftën kundër FETO-s”.

Më tej Erdogan tha se do të bëjnë çdo që është e mundur për ta mbrojtur Shqipërinë, ndërkaq ka shtuar se do të investojnë më tepër në sistemin e arsimit.

Article Logic
Execution time: 0.0041129589080811