INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erdogan, “vëlla i madh” i Maqedonisë: Nuk do të lejojmë ndryshimin e emrit

Erdogan, “vëlla i madh” i Maqedonisë: Nuk do të lejojmë ndryshimin e emrit

Publikuar më: 09:26 06-02-2018

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, ka deklaruar se “Turqia do të jetë gjithmonë në anën e Maqedonisë”. Gjatë një konferencë të organizuar në Stamboll nga shoqatat e emigrantëve të Ballkanit, kreu i shtetit turk ka folur edhe për anëtarësimin e Shkupit në NATO.
Erdogan mësohet të jetë shprehur se “turqit dhe maqedonasit janë vëllezër dhe se Turqia do të jetë gjithmonë në mbështetje të Maqedonisë” raporton MPT në MaqedonI. Presidenti turk i quajti “të padrejta” kundërshtimet greke për anëtarësimin e Shkupit në NATO, duke thënë se “Turqia nuk do të lejojë ndryshimin e emrit të Maqedonisë. “Për ne, Ankaraja dhe Shkupi nuk kanë asnjë ndryshim dhe ne nuk do të lëmë vetëm vëllezërit tanë dhe ne gjithmonë do të jetë me ta”- përfundoi presidenti turk.

Article Logic
Execution time: 0.0026171207427979