INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Erdogan viziton Serbinë. Beogradi nën masa të rrepta sigurie. 3 mijë policë në rrugë [VIDEO]

Publikuar më: 13:01 10-10-2017

Në kohën kur marrëdhëniet e vendit të tij janë acaruar me SHBA-të, lideri i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka mbërritur në Serbi për një vizitë zyrtare 2-ditore. Erdogan mbërriti në Serbi të hënën, nën masa të rrepta sigurie dhe do të qëndrojë deri të mërkurën në këtë vend. “Vizita do të kalojë nën masa të paprecedente sigurie, të cilat do të "turpëronin" zyrtarët e lartë rusë dhe amerikanë që kanë vizituar këtë  vend”-shkruajnë mediat serbe. Erdogan shoqërohet nga 50 truproja personale ndërkohë që rreth 3,000 policë do të vendosen në rrugët e Beogradit.  Mediat i kanë kushtuar vëmendje në artikujt e tyre masave të rrepta të sigurisë ndërsa shkruajnë se Ankaraja ka dërguar ekipet paraprake dhjetë ditë më parë për të kontrolluar të gjitha vendet dhe rrugët ku do të kalpjë presidenti turk. Rruga e autokolonës së Erdoganit gjatë qëndrimit të tij në kryeqytet nuk është bërë e ditur kështu që mbetet e panjohur se cilat rrugë do të mbyllen pjesërisht ose tërësisht. Erdogan shoqërohet nga një delegacion prej 185 biznesmenësh ndërsa vizita do të përqendrohet në bashkëpunimin ekonomik, me Serbinë, pasi kjo e fundit ka shprehur interes për të tërhequr më shumë investitorë turq. Tubacioni i gazsjellësit natyror turk do të diskutohet gjatë takimit, ndërsa të dy vendet duhet të nënshkruajnë një marrëveshje të re të tregtisë së lirë dhe disa marrëveshje të tjera investimi. Tregtia dypalëshe Turqi-Serbi arriti 900 milionë dollarë në vitin 2016 dhe pritet të tejkalojë mbi një miliard këtë vit.

Article Logic
Execution time: 0.0018219947814941