INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Erdogani i Madhërishëm!”, Turqia në protestë pas rezultateve të referendumit  [FOTO / VIDEO]

“Erdogani i Madhërishëm!”, Turqia në protestë pas rezultateve të referendumit [FOTO / VIDEO]

Publikuar më: 19:25 16-04-2017

Turqisë duke i hapur rrugë ndryshimeve më të mëdha kushtetuese në vend dhe zëvendësimit të sistemit parlamentar me atë presidencial.

Rexhep Taip Erdogan fiton kështu të fuqi shtesë si emërimi i ministrave, lëshimin e dekreteve dhe shpërndarjen e parlamentit pas sigurimit të fitores së ngushtë.

Mbështetësit e Erdoganit thonë se zëvendësimi i sistemit parlamentar me një presidencë ekzekutive do të modernizojë vendin, por kundërshtarët druajnë se kjo mund të çojë në autoritarizëm më të madh. Nëse rezultati konfirmohet, Erdogan do të mbetet në detyrë deri në vitin 2029.

Ndryshimet kushtetuese që ishin në lojë në referendum, përfaqësojnë programin më të madh të ndryshimeve kushtetuese, që kur Turqia u bë republikë, thuajse një shekull më parë.

Erdogan do të mund të emërojë ministrat, të lëshojë dekrete, të përzgjedhë gjykatësit dhe të shpërndajë parlamentin. Sistemi i ri anashkalon rolin e kryeministrit dhe përqendron pushtetin në duart e presidentit, duke vendosur të gjithë burokracinë nën kontrollin e tij.

Erdogan thotë se ndryshimet ishin të domosdoshme për të përballuar sfidat e sigurisë në Turqi, nëntë muaj pas një grushti të dështuar shteti dhe për të evituar koalicionet e brishta të së shkuarës.

“Ky votim i popullit kishte të bënte me një sistem të ri qeverisës në Turqi dhe ishte një zgjidhje për ndryshim", tha Erdogan

Sipas Erdogan, sistemi i ri, i ngjason atyre në Francë dhe SHBA dhe do të sjellë qetësi në një kohë trazirash të shënjuara nga rebelimi kurd, militantizmi islamik dhe konflikti në Sirinë fqinje.

Sidoqoftë, gjatë ditës së votimit, nuk munguan as incidentet. Tre persona u qëlluan për vdekje afër një qendre votimi, në provincën jug-lindore të Diarbakirit.

Rreth 55 milionë njerëz kishin të drejtë të votonin në 167 mijë qendra votimi në të gjithë vendin. 

Ndërkohë, mijëra qytetarë të revoltuar në Stamboll kanë dalë në dritaret e shtëpive të tyre duke kërcitur tenxheret, një formë proteste e përdorur edhe më parë. 

Article Logic
Execution time: 0.0037868022918701