INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
ERE: Pas 30 shtatorit, energjia duhet të blihet online [VIDEO]

ERE: Pas 30 shtatorit, energjia duhet të blihet online [VIDEO]

Publikuar më: 17:21 17-08-2017

OSHEE duhet të blej online energjinë elektrike të këtij viti brenda datës 30 shtator 2017. Ky është kushti që Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur, të cilët deklarojnë se që në qershor të këtij viti OSHEE duhet të aplikonte online për të blerë energjinë.
Sipas ERE ky vendim ka ardhur për të shmangur shpenzimet e importi sidomos në këtë periudhë krize dhe situate emergjente, pasi çmimi i importit të energjisë kap shifra shumë të larta.
Këtë periudhë pas thartësirës dhe temperaturave të larta blerja e energjisë bëhet e nevojshme për vendin tonë, pasi vetëm në dy muaj e fundit importi i energjisë ka kushtuar rreth 54 milion euro.
OSHEE është përgjigjur duke sqaruar Entin e Energjitikës, se po kërkon krijimin e një platforme IT online për ta përdorur për procesin e blerjes online. Kjo platformë do jetë e aksesushme nga të gjithë përdoruesit online.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035161972045898