Edhe pse ne e zbulojmë me vonesë, 2014-ta nuk ka qenë një vit aspak i lehtë për komedianin Ben Stiller.
Vetëm tani ai ka vendosur të flasë për problemet që ka patur me shëndetin, duke deklaruar në një emision radiofonik se ka vuajtur nga kanceri i prostatës. Aktori 50-vjecar ka treguar se në atë kohë kanceri bllokoi çdo plan në jetën e tij, sepse nuk i dihej fundi kësaj sëmundje. Megjithatë fatmirësisht pas shumë trajtimesh, Ben gëzon tashmë shëndet të plotë dhe këtë e vumë re edhe në komedinë e tij të fundit “Zoolander 2”!