Ashtu siç ndodh gjithmonë, kur një lojtar transferohet në një ekip tjetër, prezantohet para shokëve me një këngë. Klubi grek Paok, ku bëjnë pjesë edhe Ergys Kaçe dhe Enea Mihaj, organizoi një festë me lojtarët që këndonin të gjithë me radhë karaoke.
Disa prej lojtarëve zgjodhën të këndojnë këngë greke, e disa të tjerë këngë të njohura ndërkombëtarisht, por ajo që i ka rënë në sy grekëve, ishte zgjedhja e Kaçes. Mesfushori shqiptar zgjodhi të këndojë këngën “Të ka lali shpirt”, nga Silva Gunbardhi, Mandi dhe Dafi, e cila në periudhën e saj të pikut, dëgjohej shumë edhe në Greqi.