Andi Lila është lojtar i lirë dhe pritet që së shpejti të vendosë se ku do ta vijojë karrierën e tij në vazhdim.
Lojtari polivalent është në “orbitën” e Panathinaikosit, por për momentin gjiganti grek duhet të kryejë disa largime, në mënyrë që futbollisti i Kombëtares të transferohet te skuadra greke.
Lëvizje ka edhe për Ergys Kaçën, që në janar u kthye te PAOK-u pas një eksperience të shkurtër me Viktoria Plzen në Çeki. Tashmë për shërbimet e tij interesohet Panionis, që e do mesfushorin në huazim.