INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ergys Kaçe mohon lajmin për largimin nga Kombëtarja

Ergys Kaçe mohon lajmin për largimin nga Kombëtarja

Publikuar më: 13:31 11-10-2016

Ergys Kaçe ka reaguar pas lajmit të publikuar sot se ishte larguar nga Kombëtarja Shqiptare pas përplasjeve me trajnerin Gianni De Biasi.

Kaçe thekson ky lajm nuk është i vërtetë dhe se ai nuk do të largohej kurrë nga Kombëtarja për çfarëdo arsye. Ai shprehet se gjithnjë ka respektuar zgjedhjet e trajnerit dhe se do të jetë në dispozicion të skuadrës pasi Shqipëria për të është mbi të gjitha.

“Përshendetje të gjithë ndjekësve të mi. Dua të përgënjeshtroj një lajm të nxjerrë nga mediat për largimin tim nga Kombëtarja Shqiptare si shkak mospërputhje me tranjerin tonë Gianni De Biasi. Ky lajm nuk është aspak i vërtetë! Unë nuk do të largohesha kurrë nga Kombëtarja Shqiptare për asnjë lloj arsyeje. Une në Kombëtaren Shqiptare kam ardhur me një dëshirë të plotë dhe kurrsesi s’do të doja largimin nga Kombëtarja ime. Për ekipin tonë Kombëtar kam ndenjur dhe në stol dhe në tribunë por dhe në formacion dhe kam respektuar gjithmonë zgjedhjet e trajnerit. Shqiperia ose Kombëtarja Shqiptare është prejardhja ime, është Atdheu im pavarësisht, se unë jam rritur në një shtet tjetër, nuk e kam mohuar kurrë Atdheun tim dhe jam shumë krenar që jam shqiptar. Theksoj për “lajmet fallco” dhe të pavërteta që unë si Ergys Kaçe jam i lumtur në çdo moment kur kombi im fiton pavarësisht a jam në stol, në tribunë, apo në formacion. Shqipëria mbi të gjitha”, shkruan Kaçe.

Article Logic
Execution time: 0.0037400722503662