I ftuar në emisonin e sotëm të Roza Latit, Eruik Fullani ka folur pa doreza.
Djali i ish guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, në këtë intervistë të dhënë për herë të parë nga ana e tij, bëri të mundur që të gjithë ta njihnin edhe anën tjetër të tij. Pavarësisht fotove fashion dhe trajtimit që i bënte vetes si një “richboy”, Eriku u shpreh se në jetën e përditshme ishte shumë ndryshe. Një djalë i thejshtë, me një shoqëri disa vjeçare, që ndihmon personat e varfër dhe ka idhull babain e tij.
Por gjatë emisionit Eriku u tregua shumë i papërmbajtur kur Roza e pyeti se cili ishte personi që nuk e duronte dot. “Ai quhet Bledi Mane. Është një copë m…i, një drogaxhi. Jeton për një pjatë supë”, u shpreh Eriku gjithë vrer duke i përsëritur disa herë fyerjet.
Nuk e dimë nëse ky inat me Bledi Manen daton që në vitin 2014 nga një shkrim që ai ka bërë kundër Ardian Fullanit, gjithsesi Eriku nuk u rezervua fare në ofendime.
Ndërkohë Roza dhe kolegu i saj moderator u munduan ta merrnin situatën me sportivitet dhe duke u justifikuar që ato fjalë kishin dalë nga goja e Erikut dhe jo prej tyre.