INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erik Fullani tallet rëndshëm me Noizy-n, zbulon

Erik Fullani tallet rëndshëm me Noizy-n, zbulon "binjakun" e tij!

Publikuar më: 18:34 19-04-2017

Noizy dhe Erik Fullani janë dy miq shumë të mirë dhe këtë na e tregojnë çdo ditë në jetën e përditshme dhe në rrjetet sociale gjithashtu. Jo rrallë herë ata bëjnë shaka me njëri-tjetrin, por këtë herë Eriku ka përfshirë edhe babain e Noizyt.

Djali i ish-guvernatorit ka publikuar sozinë e Noizyt në InstaStory, i cili është një reper amerikan i njohur me emrin Raz-B. Ndërkohë që për t’i shtuar pak doza humori, ai i ka kërkuar ZinZin-it të kontrollojë ku ka qenë babai i tij për pushime verën e 1996-ës.

“Kontrollo ku ka shku Baçi për pushime verën e 1996 se s’më pëlqen fare kjo foto”, -shkruan Eriku.

Ngjashmëria e dy reperëve është me të vërtetë shumë e madhe.

Article Logic
Execution time: 0.0039000511169434