Djali i ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Erik Fullani njihet për jetën e tij luksoze dhe këtë e tregon edhe në fotot që ai poston në rrjetet e tij sociale. E po të hedhim një sy në Instagram-in e tij, vëme re që Eriku është shumë i pëlqyer nga vajzat, por me këtë që bëri së fundmi, ai ua ka thyer zemrat.
Eriku është në një lidhje dashurie tashmë, por emrin e partneres nuk e ka bërë publik, mirëpo surprizën e saj për ditëlindje po. Jo për ndonjë gjë, por çdo djalë do e dëshironte atë.
Pasi ka treguar me anë të një fotoje se e dashura e tij donte t’i bënte një foto por ai është i turpshëm, nëpërmjet disa postimeve të tjera në “Instastory” ai ka treguar disa detaje të surprizës.
Një krevat i mbushur me petale lulesh dhe tullumbace që shkruajnë: “Edhe 100 beb”.
Më pas çifti kanë përdorur edhe vaskën së bashku, të paktën me sa kuptojmë nga postimet e Erikut.