Kryebashkiaku i Tiranës, Zoti Erion Veliaj, padyshim që është një nga kryebashkiakët me të pëlqyer dhe komentuar nga banorët e Bashkisë Tiranë.
Erind Bejko i ftuar në Kolaudim, është shprehur se z. Veliaj ka bërë të pamundurën që të ndërtoj sa më shumë çerdhe, kopshte, kënde lojërash etj, në shërbim të qytetarëve të Tiranës. Drejtori i Përgjithshëm i Bashkëpronësisë dhe Koordinimit të Njësisë Administrative ka treguar për In Tv se kryebashkiaku ka kërkuar dhe ka zgjatur dorën. Ai u shpreh se vetëm me anë të donacioneve që siguroi z. Veliaj janë ndërtuar afro 27 kopshte deh 31 çerdhe.
“Ne kemi pasur një shans shumë te mire, që kryetari i Bashkisë ka kërkuar dhe ka zgjatur dorën, me thënë atë që është për ndërtime çerdhesh dhe kopshtesh që kushtuan shumë, por na kursyen nga Buxheti i Shtetit. Kemi bërë vitin e parë të mandatit 31 çerdhe me donacion dhe afro 27-28 kopshte me donacion po kjo ishte një fuqi e madhe që t’i jepnim prioritet shkollave në fshat”është shprehur Erind Bejko, ndërsa diskutohej tema e investimeve në periferi të Tiranës, nxitur nga projekti “Nxënësit Lëvizin”, i pjesë e Lëviz Albania