INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erion Braçe e pranon: ''Përgjimet e 'Bild' dëmtuan qeverinë në planin etik dhe moral''

Erion Braçe e pranon: ''Përgjimet e 'Bild' dëmtuan qeverinë në planin etik dhe moral''

Publikuar më: 19:00 22-07-2019

Erion Braçe pranon se përgjimet e “Bild” kanë dëmtuar qeverinë në planin etik dhe atë moral.

Zëvendësi i kryeministrit Edi Rama shton se nëse do të ishte jashtë qeverisë do t’i ushtronte presion të vazhdueshëm organeve të drejtësisë për të hetuar deri në fund çdo episod.

“Në planin etik, në planin moral, pa më të voglin diskutim kurse në planin ligjor ajo që do të bëja nga atje jashtë do të ishte presioni i vazhdueshëm përkundrejt organeve të drejtësisë për të hetuar deri në fund secilin nga episodet.

Në rast se do të kishte prova legjitime, legale, për të hetuar ngjarjen deri në fund, për ta gjykuar dhe natyrisht nësë do të rezultonte me pafajësi, pafajësi për të gjithë dhe në rast se do të rezultonte me fajësi, ndëshkim për secilin prej zyrtarëve ose jozyrtarëve të përfshirë në akte që kanë dëmtuar procesin zgjedhor nga ana ligjore”- theksoi zv.kryeministri Braçe në emisionin Top Talk.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033588409423828