Projektet e vendosura në gjirin e Palasës janë konsideruar si një ndër investimet më strategjikë të bëra në bregdetin e jugut të Shqipërisë, mesa duket Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erion Braçe nuk është aspak dakord.
Pas një video të shfaqur në Kolaudim, nga Zëri i Amerikës, ku në qendër të kësaj videoje shfaqen projektet në jugun e vendit, Deputeti i Ps-së njëkohësisht edhe Kryetar i Komisionit Parlamentarë të Ekonomisë, u shpreh se ky investim nuk është aspak strategjik.
“Për shijet e mija ajo që unë kam parë në Palasë nuk vlen, nuk më duket ndonjë investim strategjik. Ky që sapo pashë në ekran, unë besoj që ai është një investim i cili nuk duhet replikuar në bregun e jugut të Shqipërisë”, është shprehur zoti Braçe.
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: