INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erion Braçe: PS pranoi dokumentin e ndërkombëtarëve, PD të votojë Vetting-un

Erion Braçe: PS pranoi dokumentin e ndërkombëtarëve, PD të votojë Vetting-un

Publikuar më: 18:47 25-04-2017

Ndërkohë që situata politike është në një pikë shumë kulmimante, deputeti socialist Erion Braçe ka ritreguar kushtin e vetëm të mazhorancës për zgjidhjen e ngërçit politik.

Braçe u shpreh për ReportTv se mazhoranca ka pranuar dokumentin e negociatorëve McAllister dhe Fleckenstein për zgjidhjen e këtij ngërrci dhe kushti është që opozita të votojë ligjin e Vettingut në Kuvend.

“Mazhoranca ka pranuar dokumentin e ndërkombëtarëve, mjafton të votojë Vettingun. Ka çdo garanci për opozitën në tryezën me ne. Për ne është një dokument i pranueshëm që opozita të hyjë në procesin zgjedhore, të marrë pjesë qetësisht në zgjedhje. PS nuk ka prekur asnjëherë zgjedhjet nga ’91 e këtij, politike apo referendare. Ne kemi humbur mandate deputetësh dhe për një votë, edhe për 5 vota. Kemi pasur mundësi edhe të manipulojmë, por s’e kemi bërë. Opozita ka kërkuar këto, ndërkombëtarët i kanë gjykuar dhe ne jemi të gatshëm që t’i pranojmë“, u shpreh Braçe.

Përfundimi i negociatave vendosin për koalicionin PS-LSI. Braçe gjithashtu ka nënvizuar se përfundimi i këtyre negociatave do të vendosë edhe për koalicionin PS-LSI.

“Jemi përballë një situate që vazhdon të jetë e çuditshme. Kemi partinë kryesore, PS që thotë se duam të hymë në koalicion me LSI dhe kemi palën tjetër që nuk prononcohet. Një herë dëgjojmë që nuk hyjmë në zgjedhje pa opozitën, një tjetër version është se do pyesim forumet por besoj se nuk ka më shumë kohë. Sipas meje përfundimi i negociatave vendos dhe për koalicion PS-LSI”, tha ai.

Article Logic
Execution time: 0.0035240650177002