I ftuar në emisionin Kolaudim në In Tv, deputeti i PS-së Erion Braçe u shpreh se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk është aq sa duhet socialist.
Gjatë intervistës ai u shpreh se Rama, është më shumë kryeministër sesa socialist, këtë gjë e argumentoi duke thënë: “Kryeministri po mundohet të mbulojë apo përfaqësojë një gamë të gjerë të familjeve. Pra, mendon më shumë nga pikëpamja elektorale, sesa nga pikëpamja sociale. Ai do të kapi me iniciativat e tij, me ligjërimet e tij një fashë shumë të gjerë familjesh ekonomike”.
Braçe u shpreh se ky është dallimi mes tij dhe Ramës si socialistë! “Prandaj, mbase jam më i majtë se ai”, u shpreh deputeti i Ps-së.
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: