Prej disa javësh Erion Isai mori zyrtarisht postin e drejtorit të Teatrit të Kukullave.
Por nga angazhimet në televizon, Erion Isai nuk do të heqë dorë, pasi së shpejti pritet të sjellë një spektakël të ri me aktorin Bes Kallaku. Ditën e sotme, aktori i njohur ishte i ftuar në emision “Thumb”, ku foli për debatet që u bënë për postin e ri që ka marrë. Gjithashtru tregoi edhe se sa paguhet:
“Si pozicion pune është kategoria 2B që ka administrate shtetërore dhe është 100 mijë lek të reja, 1 milion lek të vjetra, por ama është një çështje përkushtimi, ku unë jam i lumtur të tregojë aftësitë e mija menaxhuese. Unë kam qenë shumë i paguar dhe në Top Channel edhe në Këngën Magjike shumë shumë i paguar”, përfundoi Erioni.