INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erion Veliaj: A do të bëhet se shpejti baba? Ja përgjigja që do ju pëlqejë [VIDEO]

Erion Veliaj: A do të bëhet se shpejti baba? Ja përgjigja që do ju pëlqejë [VIDEO]

Publikuar më: 17:41 27-03-2017

Shqipëria humbi 0-2 përballë Italisë, në një ndeshje që la shije jo të mirë jo vetëm prej rezultatit, pro edhe për shkak të sjelljes së tifozëve tanë, përplasjes së tyre me trajnerin De Biazi dhe përçarjen që solli brenda në ekip. Por natyrisht pa i parashikuar dot të githa këto pasoja më pas, In TV ndoqi takimin në sheshin më të ri të Bashkisë, at të Pazarit të Ri ku veç emocioneve si tifoz mori dhe një analizë të kryebashkiakut Erjon Veliaj për kombëtarej kuqezi.

Që në fillim Veliaj distancohet nga këshillat për mikun e tij De Biazi, por edhe e justifikon për rreptësinë e tij:
-Nëse do ishit në vend të De Biazit çfarë do ndryshonit në formacion?
"De Biazi është një mik shumë i mirë një burrë fantastik që di të udhëheq ekipin me frymëzim. Ka disa mënyra për të udhëhequr një ekip, ai di të jetë i rreptë dhe i drejt, por gjithsesi një njeri frymëzues dhe mbështetës. Pavarësisht se jemi në fusha të ndryshme mendoj se është një shembull i lindershipit që udhëheq duke fuqizuar stafin."

Megjithatë kur i duhet të japë mendim nëse De Biazi duhet të qendrojë apo jo në krye të kombtares tregohet diplomatik:

"Siç thash unë jam subjektiv nga qe e kam shokë mendoj se është një njëri fantastikë, do shpresoj shumë dhe nëse do kem mundësi do loboj pak që të qëndrojë." tha Veliaj

E kur pyetet për dobinë e sportit, Veliaj gjithshka e lidh me punën e tij

- Pas Evropianit në Francë a mendoni se Shqipëria do bëjë ndonjë mrekulli sportive?

" Shiko të jem i sinqertë, dobia më e madhe që unë shohë tek kualifikimi, është tek fëmijët dhe tek fakti që po merren më shumë me sport. Në Tiranë ka 240 ekipe veç për fëmijët e vegjël, që do të thotë, futja e Shqipërisë në Evropian frymëzoi djemtë dhe vajzat, sepse bashkia po bënë një kampionat vajzash të gjimnazeve, dhe unë nuk them që dobia më e madhe është që dolëm në finale, por që shumë të rinjtë u frymëzuan duke ikur nga kafet, nga ipadet dhe të merren me sport."

I shoqëruar nga bashkëshorja e tij Ajola për të parë ndeshjen e kombëtares Veliaj tregon se ajo është më shumë tifoze. Por a arrijnë deri në debate?
"Jo në përgjithësi s'kemi shumë debate, sepse mezi presim të rrimë me njëri tjetrin nga qe te dy jemi të zënë lë mo ta shfrytëzojmë atë pak kohë për debate."
- Qarkullojnë llafe që së shpejti do bëheni baba, a është e vërtet?
"Jo s'kemi ende diçka konkrete, por ndoshta ka ardhur koha " shprehet Veliaj

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038759708404541