Aktori i njohur i humorit shqiptar Gazmend Paja i dha fund beqarisë më 1 qershor, në Ditën e Fëmijëve.
Ai dhe e dashura e tij Ira u celebruan nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i cili ka tre këshilla për aktorin e humorit.
Në fotografitë e publikuara në Facebook nga celebrimi, Veliaj shkruan:
"Gazi, dëgjo vllain, 3 këshilla:
1. Fjalët kyç në një martesë afatgjate janë katër: Ke t'drejtë, faji im!
2. Asnjëherë mos qesh me zgjedhjet e gruas tënde - se ti je një prej tyre!
3.Mos harro kurrë, 1 Qershori s'është festa e femijëve, është përvjetori yt i martesës!"
Çifti pas kurorëzimit nga Kryetari I Bashkisë, kanë bërë një ceremoni dasmore me shumë të ftuar dhe e cila qe e kuruar në detaje.