Është bërë traditë tashmë që në mbylljen e protestave të opozitës gjithmonë të këndohet edhe himni kombëtar.
Një lëvizje surprizë ishte ajo e kryetarit të PD-së, i cili ka preferuar që ta këndojë vetë, në këtë mënyrë duke shkaktuar më shumë entuziazëm tek përkrahësit e tij.
Kemi parë se si liderat e politikës shqiptare të jenë të angazhuar në shumë sporte apo arte të tjera, por kjo mund të jetë një nga të rrallat raste në historinë e politikës që një lider këndon.
Pikërisht kjo është kthyer edhe në një temë diskutimi në emisionin ‘Vizioni i pasdites’, ku kryetari i Bashkisë, Veliaj ka ironizuar edhe kreun e PD-së Lulzim Basha.
I pyetur për aftësitë e tij në këndim, Veliaj theksoi se: ‘Për të kënduar jam tmerr, sidomos tani që ka filluar të këndohet himni në publik nga disa politikanë që nuk kanë dalë me shumë sukses, them robi nuk duhet të provojë gjërat që i di që s’di me i bo! Unë jam nga ata që jam më i kujdesshëm. E di që në vrap jam i mirë, në futboll, basketboll jam i mirë, kështu që merrem sporte që di t’i bëj, sporti i këndimit nuk është për mua’.