Kryebashkiaku Erion Veliaj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ka qënë i prerë për mbeturinat që mblidhen në vende të banuara.
Ai ka folur në lidhje me vendimet që do të merren së shpejti.
Veliaj ka paralajmëruar se Street Club-et dhe qendrat e grumbullimit të të plehrave kanë afat dy muaj për t’u larguar nga zonat e populluara.
‘Deri në datën 1 mars do të lejohen në zonat e populluara. Street Club-et dhe qendrat e grumbullimit të plehrave kanë afat 2 muaj, pastaj nuk mbajmë llogari, të largohen. Një qytetare më denoncoi se si diku në katin e dytë të pallatit kishin filluar grumbullonin plehrat’, tha Erion Veliaj