Ditën e sotme kryeqyteti është zgjuar i zbarudhur nga reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulta.
Nisur nga kjo situatë kreu i Bashkisë së Tiranës jep një mesazh shumë të rëndësishëm për të gjithë shoferët.
“Mirëmëngjesi flokë-bore. Evitoni lëvizjet e panevojshme! Me kujdes në trafik sot sidomos në zonat malore të Tiranës nga Fresku në Dajt dhe nga Petrela-Tuneli Krrabës! Përdorni zinxhirë aty ku ju udhëzon Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake Tiranë. Telefononi 112 për çdo urgjencë”, shkruan Veliaj