INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erion Veliaj: Ju tregoj kur do të largohem nga posti si Kryetar i Bashkisë së Tiranës

Erion Veliaj: Ju tregoj kur do të largohem nga posti si Kryetar i Bashkisë së Tiranës

Publikuar më: 20:27 09-08-2017

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e ABC Neës nga ku ka folur shumë për punën e tij si Kryetar i Bashkisë më të madhe në vend. Veliaj ka zbuluar edhe një “sekret”.

Duke folur për investimet që ka bërë në Tiranë, gazetarja solli edhe disa mospëlqime nga qytetarët.

Nisur nga kjo, Veliaj u shpreh se mund të rikandidojë për kryetar Bashkie nëse qytetarët duan, por më shumë se 3 mandate nuk qëndron dot.

“Fakti që është 40 gradë dhe ne jemi në studio dhe po bëjmë këtë bisedë do të thotë që ankesat e qytetarëve apo mospëlqimet e tyre nuk janë stresuese për mua. Nëse qytetarët e Tiranës janë të kënaqur nga kjo punë, unë jam i gatshëm që të shërbej, në rast të kundërt, unë hap krahun. Por, më shumë se 3 mandate nuk qëndroj dot. Edhe po të dua unë, kjo gjë nuk bëhet”, ka deklaruar Veliaj.

Article Logic
Execution time: 0.0039339065551758