INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Erion Veliaj nga Kolaudim në IN Tv zbulon shumë plane për nxënësit dhe ajrin në kryeqytet[VIDEO]

Publikuar më: 13:27 26-09-2017

Me një bisedë ndryshe nga ato që kemi parë deri më sot ka ardhur Kryebashkiaku, Erion Veliaj si i ftuari i parë në nisje të emisionit Kolaudim në IN Tv. Veliaj ka zbuluar një plan të ri për emërtesat e shkollave. Nisur nga fakti se prindërit dhe nxënësit në kryeqytet duan të shkojnë vetëm në shkollat që kanë bërë emër dikur, bashkia do marrë një tjetër nismë, që do të thyejë mentalitetin. “Po mendoj, që disa nga shkollat e reja ti quajmë 11 Janari,” tha Veliaj. Ndotja e mjedisit dhe ajrit është bërë shqetësuese për banorët e kryeqytetit dhe për faktin se Tirana është mbipopulluar dhe për këtë Veliaj ka gati një plan.

“Numri i pemëve do jetë sa numri i banorëve në vitin 2020 dhe në 2030 do ta kalojë. Dy pemë obserbojnë karburatin e një makine,” shtoi Kreu i Bashkisë.

Edhe veshja e Veliaj me Marjon e stampuar përcillte një mesazh për publikun. “Marjo fiton pikë kur pastron pusetat dhe shumë shpejt do të pastrohen dhe kanalizimet e Lanës,” zbuloi gjatë emisionit Kolaudim, Kryetari i Bashksië.
Gjatë emisionit Erion Veliaj i ktheu përgjigje edhe disa pyetjeve të qytetarëve, ku mes të tjerash zbuloi se përdor transportin publik madje ka dhe abone.

Article Logic
Execution time: 0.0036020278930664