INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erion Veliaj organizon aktivitete për Ditën e Autizmit, bllokohet  trafiku në Tiranë

Erion Veliaj organizon aktivitete për Ditën e Autizmit, bllokohet trafiku në Tiranë

Publikuar më: 11:03 02-04-2016

2 Prilli shënon Ditën Botërore të Autizmit që prej vitit 2007 të caktuar nga OKB-ja dhe çdo 2 Prill, e gjithë vëmëndja kthehet tek personat që e mbartin atë . Aktivitetet e 2 Prillit ndihmojnë në rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës rreth kësaj sëmundjeje që prek dhjetëra njerëz, rritjen dhe zhvillimin e njohurive botërore për autizmin dhe për të dhënë e shpërndarë informacion mbi rëndësinë e diagnostikimit të hershëm dhe trajtimit të hershëm.

Statistikat e fundit tregojnë se përafërsisht 2 milionë fëmijë lindin autik, por nga trajtimi i hershëm 10 % e tyre mund të shërohen plotësisht dhe 90 % kanë përmirësime.  Në vendin tonë janë të ngritura disa qendra për trajtimin e fëmijëve autikë, në të cilat edhe familjarët marrin mësime mjaft të vlefshme se si duhet të sillen me fëmijët e tyre autik pasi ky sipas studiuesve është një element shumë i rëndësishëm i cili ndihmon si fëmijën që mbart çrregullimin edhe prindin i cili kujdeset për të . Autizmin mund ta njihni te fëmijët te të cilët vërehet që shprehin komunikim dhe ndërveprim të dobësuar me të tjerët. Njerëzit me autizëm nuk kanë aftësi të kufizuara fizike dhe pamja e tyre është si çdo person i zakonshëm. Për këtë shkak, është vështirë të krijohet më shumë dijeni dhe mirëkuptim për këtë gjendje.

Në ditën Botërore të autizmit, në kryeqytet po zhvillohet një maratonë vrapimi për të rritur ndërgjegjësimin dhe vëmendjen ndaj këtyre fëmijëve. I pranishëm në këtë aktivitet është edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili tha se duhet bërë më shumë për këta fëmijë. Ai tha se kjo nuk është një maratonë e thjeshtë, por ka një simbolikë brenda. “Çdo qytetar sot ka blerë një bluzë, ka dhuruar të holla, një shumë modeste, aq sa ka pasur mundësi.  Dhe këto para do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve autikë. Është një betejë e kushtueshme, por duhet punuar shumë. Disa milionë lekë janë mbledhur. Kjo nuk është betejë që mundet në një ditë. Do t’u kërkojmë që të ndihmojnë të gjithë ata që kanë mundësi. Dua përiftoj nga rasti për të falenderuar të gjithë ata që ndihmuan”, deklaroi Veliaj. Por si pasojë e zhvillimit të kësaj maratone, trafiku në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe atë “Zogu i I” janë bllokuar duke i gjetur qytetarët të pa lajmëruar.

Article Logic
Execution time: 0.010056972503662