Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka komentuar situatën në Partinë Demokratike në një intervistë për “Studio e hapur” në News 24. Sipas Veliajt PD do të vijë në pushtet pas 12 vitesh pasi ajo aktualisht është në gjendje të mjerueshme.
“Do vijnë në pushtet pas 12 vjetësh. Në gjendjen që është sot, kur po menaxhohet me kunetër dhe dhëndurë më duke shumë e dëshpëruar. Do vijnë pjesë të tjera të se djathtës në pushtet dhe jo më biznesi familjar i kësaj partie” – tha Veliaj që nuk la pa ironizuar edhe Grida Dumën.
“Vinte në Shkozë me Gucci dhe Versace për të kërkuar vota” – tha Veliaj.