Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është bërë baba për herë të parë këtë të shtunë. Bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, solli sot në jetë djalin e tyre në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë.
Pas lindjes së djalit, Erion Veliaj ka publikuar për herë të parë një foto të tij në momentin kur e ka marrë në krah në maternitet dhe ka falënderuar pafund stafin e spitalit dhe thotë që u bekua në fundjavë me një djalë. Veliaj tregoi gjithashtu se djali i tij dhe i Ajola Xoxës do të quhet Kajan, duke iu referuar si tironsi më i ri në qytet.
Ja postimi i plotë:
Ne u bekuam këtë fundjavë me birin tonë Kajan - tironsin më të ri në qytet! Mirënjohje nga zemra krye-Doktorit të Tiranës Orion Glozheni, dhe Gencit, Dritës e Valit nga ekipi i tij i mrekullueshem tek Materniteti i ri. Shumë dashuri e mirënjohje për gjithë urimet tuaja! ❤??