Ai vërtet është Kryetar i Bashkisë, por në fillim është njeri.
Dhe duke qenë i tillë, nuk është perfekt. Erion Veliaj, i ftuar në ‘Xing me Ermalin’ i është përgjigjur pa ndrojtje pyetjes nëse edhe ai bënte gabime. Kaq ka mjaftuar që Veliaj të sjellë menjëherë ndërmend një rast të sikletshëm që i kishte ndodhur gjatë një takimi zyrtar.
“Njëherë e kam parë veten keq, kur kemi qenë me një delegacion. Më ka kapur një gromësimë... Siç ishim duke folur për zhvillimin e qëndrueshëm, vetëm kur më del nga fundi i shpirtit... Dhe atyre që u ngeli piruni në dorë!”-tregoi Kryetari i Bashkisë i cili më pas shkaktoi të qeshura pa fund në publik.