INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erion Veliaj sqaron njëherë e mirë: Nuk do të ketë ndërtime tek Diga! Gjykata të mos tundohet

Erion Veliaj sqaron njëherë e mirë: Nuk do të ketë ndërtime tek Diga! Gjykata të mos tundohet

Publikuar më: 16:36 17-05-2016

Gjatë konsultës publike për projektin e sheshit “Skënderbej”, Erion Velija tha se në zonën e digës nuk do të ketë ndërtime. Kryebashkiaku u shpreh gjithashtu i vendosur se nuk i intereson aspak sa para do të derdhen për gjyqe, por i intereson ajo se cfarë thonë qytetarët.

Veliaj:” Për këdo që ndoshta nuk është i qartë nga ajo që kam thënë deri tani le ta them qartë, tani e përherë: Ndërtime tek diga nuk do të ketë. Pikë! Pikë! Dhe nuk më intereson fare, nuk më intereson fare se çfarë mund të gatuajë një gjykatë, sesa mund të tundohen gjyqtarë, sesa para derdhen për këto gjyqe, nuk më intereson fare. Më intereson populli i Tiranës, nëse populli i Tiranës nuk e do nuk do të ketë ndërtim tek diga e liqenit.

Sot u habita se protesta mu duk jo përfaqësuese dhe më vinte në një moment të dilja të dritarja dhe thashë po Abin, Zenin dhe Jarin ku e keni se duhet të dalin të gjithë pronarët jo vetëm disa.

Megjithatë pronarët edhe të vërtetët edhe gjysmat që erdhën sot, ne fillimisht do të ballafaqohemi. I bëj thirrje gjykatës të mos tundohet. Turpi ndaj tradhtisë së popullit tënd është shumë herë më i fuqishëm se asprat që mund të japë dikush në gjykatë. Besoj që do të jemi këtu atë ditë kur jo vetëm gropa do të mbyllet por të gjitha terrenet tek diga do të kthehen në fusha sportive dhe në kënde për fëmijët e qytetit sic i ka hije qytetit.

Article Logic
Execution time: 0.0036752223968506