INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erion Veliaj teksa flet për Natën e Bardhë, zbulon edhe një tjetër  surprizë: Ja kur do të bëhemi prindër

Erion Veliaj teksa flet për Natën e Bardhë, zbulon edhe një tjetër surprizë: Ja kur do të bëhemi prindër

Publikuar më: 19:42 29-11-2016

Erion Veliaj ka qenë i ftuar në emisonin “Pasdite me Rudinën” ku ka folur për atë që do të ndodhë sonte në Kryeqytet me rastin e festimeve për Natën e Bardhë.

Por jo vetëm kaq... Kryetari i Bashkisë gjatë bisedës ka zbuluar edhe një surprizë tjetër interesante në lidhje me jetën e tij private.

Erioni  dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa vitin tjetër do të bëhen prindër.

Pas pyetjes së Rudinës, në një rrëfim të sinqertë kryebashkiaku tha se për të marrë lajmin e mirë do të duhet të presim vitin 2017-të. “2017-a do të jetë një vit kur do të kemi një përgjigje edhe për këtë”.

 “Akoma nuk kemi gjë për momentin, por bashkë me Ajolën kemi menduar se gjithmonë do të kemi punë, gjithmonë do të kemi impenjime dhe ramë dakord me një parim: “Kush bën 99 punë, bën edhe 100…”, shtoi ai.

“Duke u marrë kaq shumë me fëmijët, kopshtet, ҫerdhet, gjithandej më thonë “lali Eri, lali Eri”, kam kuptuar një gjë: unë fëmijët i kam antistres… Një herë në javë ne kemi edhe vizita në bashki, një klasë, një grup kopështi  vijnë për të na vizituar … Nga ata kam kuptuar se fëmijët janë avokatët më të mirë dhe e dini pse? Nuk bëjnë hile, nuk kanë axhendë…” – tha kryetari i bashkisë së Tiranës.

Article Logic
Execution time: 0.0020058155059814