INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erion Veliaj telefonon Saimir Tahirin. Mësoni çfarë i tha.

Erion Veliaj telefonon Saimir Tahirin. Mësoni çfarë i tha.

Publikuar më: 11:17 26-12-2017

Erion Veliaj flet për herë të parë për çështjen Tahiri. i ftuar në “Top Story”, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur edhe për aktualitetin politik, zhvillimet brenda PS-së dhe të ardhmen e tij politike. Për herë të parë Veliaj flet për çështjen e ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, duke pranuar se ka komunikuar me të pas kësaj ngjarje.
Top Story:
Pyetja e parë që do të doja t’ju bëj është që, nuk do thoja a ka pasur kënaqësi, por a ka pasur një heshtje miratuese nga ju, pas asaj që i ndodhi Saimir Tahirit?
Erion Veliaj:
“Aspak! Unë jam shkëputur nga puna e qeverisë që para dy vjet e gjysmë dhe gjithë kontaktet që kam pasur me deputetët kanë qenë për çështje të zonës, përfshirë edhe Saimirin, për çështje të Kombinatit, për investimet aty dhe kryetarët e bashkive nuk marrin pjesë as në mbledhje të grupit. Në mbledhje të kryesisë, dy herë mbaj mend kam qenë edhe jashtë me shërbim për takuar kolegë, pra kam qenë komplet i papërfshirë në këto debate dhe diskutime. Kësisoj, edhe disa herë me thënë të drejtën edhe i painformuar. Një pjesë të madhe të gjërave i kam marrë nga media, por unë besoj që për të gjithë këto gjëra, drejtësia është akoma duke kërkuar të vërtetën dhe besoj që çdo lloj spekulimi me gjëra të paprovuara shton këtë dozën e dyshimit e mosbesimit në Shqipëri, ku ne i kemi gjërat më shumë me “më the, të thashë”, sesa me gjëra të provuara. Në këtë sens, e kam parë thuajse si çdo qytetar, nga jashtë, pa ndonjë informacion të veçantë nga mbledhjet e partisë apo grupit ku unë s’jam pjesë”.
Top Story:
Nejse, por ju s’mund të thoni se e keni parë këtë nga jashtë, duke qenë vetë një ndër eksponentët kryesorë të mazhorancës. Me vetë Saimirin, keni komunikuar?
Erion Veliaj:
“Kam komunikuar. Për një solidaritet njerëzor. Kaq!”

Article Logic
Execution time: 0.0037710666656494