Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka uruar Ditën e Verës, duke postuar disa foto nga Pazari i Ri i Tiranës, që tashmë bën një vit që është rregulluar.
Ai e cilëson Pazarin e Ri si një xhevahir që më shumë se një treg bëri bashkë një komunitet.
“Mirëmëngjes nga Pazari i Ri!1 vit me xhevahirin e Tiranës që më shumë se treg, bëri bashkë një komunitet. Gëzuar ditën e verës”-shkruan Veliaj në facebook.
Një transformim mëse atraktiv i një ambienti ku ja vlen të kalosh Ditën e Verës.