INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erisa Xhixho feston 1 vjetorin e djalit dhe ky urim i saj do t’jua ëmbëlsojë ditën [FOTO]

Erisa Xhixho feston 1 vjetorin e djalit dhe ky urim i saj do t’jua ëmbëlsojë ditën [FOTO]

Publikuar më: 16:05 21-05-2017

Erisa Xhixho feston sot ditëlindjen e lumturisë që e ka shoqëruar për plot 12 muaj deri tani dhe që do të vazhdojë të jetë e tillë për gjithë jetën, Henrit.

Teksa mban në duar të voglin, frytin  martesës me të shoqin, Enea, Erisa bën urimin më të ëmbël që mund të bëjë një nënë për djaline  saj. “Para një viti erdhi në  jetë një ëngjëll me emrin  Henri që mami Erisa dhe babi Enea i urojnë gëzuar ditëlindjen. Kjo dhuratë e Zotit, dashuria Henri, e bëri familjen tonë të lumtur plot buzëqeshje. Këto 12 muaj ishin emocion cdo ditë, sfidë me të panjohurën e mrekullueshme ku pavarësisht lodhjes së netëve pa gjumë, plot të qara ku ne cdo ditë njiheshim më shumë me njëri-tjetrin, përsëri sic do nënë falenderoja Zotin që më bëri të përjetoja këtë ndjenjë magjike e cila të jep forcë dhe të mbush shpirtin. Gëzuar drita ime ditëlindjen, edhe 100 vite të lumtura plot shëndet dhe dashuri. Të duam shumë mami Erisa dhe babi Enea”, shkruan Xhixho me emocionet e një nëne.

mnmnb.png

Article Logic
Execution time: 0.0026829242706299