Zv Ministrja e Integrimit ka treguar anën e saj të ëmbël. Erisa Xhixho për të paktën një pasdite ka lënë partinë dhe politikën për kuzhinën. E ftuar në emisionin Kripë e Piper ajo ka gatuar një... ?
Erisa tregon se kur e merr një punë, e merr seriozisht atë, qoftë dhe gatim. "Punët e vështira mi lini mua apo dhe nuk jam përveshur"
Por nuk i ka shpëtuar 100 % mesazheve politike pasi thekson se ...
''Duhet të arrijmë standartet më të larta në zgjedhjet e 18 qershorit. Nuk na lejohen më probleme me zgjedhjet. Përtej interesit partiak është interesi i vendit”. Erisa dhe si nënë e një djali me emrin Henri, nuk ka kursyer dhe një këshillë për të gjitha nënat e reja.
"Një këshillë për të gjitha nënat e reja, se kam lexuar pasi kam qenë edhe unë nënë e re, që të përfshijnë dhe fëmijët kur gatuajnë sepse argëtohen".