INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erisa Xhixho: “Pas lindjes së djalit ndryshova dhe fjalimet e mia”

Erisa Xhixho: “Pas lindjes së djalit ndryshova dhe fjalimet e mia”

Publikuar më: 12:27 28-04-2017

Erisa Xhixho tregon jetën mes politikës dhe familjes. 

Erisa në mëngjesin e sotëm ka qenë e ftuar në NRG Radio në emisionin e mëngjesit “Check in” me dy moderatorët Florian Gjini  dhe Frensi Muça. Ajo prej disa vitesh është pjesë e politikës dhe anëtare e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Politika për të nuk është vetëm një profesion por edhe diçka të cilën e bën me shumë pasion. Një vit më parë, në familjen e tyre të vogël u shtua dhe një anëtar, vogëlushi Henri i cili i solli çiftit lumturi të pafund. 

Xhixho ka treguar më shumë për jetën e saj mes politikës dhe famijes dhe sesi vogëlushi ka arritur t’ja ndryshojë tërësisht jetën. Edhe pse Erisa ka një punë e cila e bën të mos kalojë shumë kohë pranë Henrit, ajo ja arrin t’ia dalë dhe të kalojë kohë mjaftueshëm me të birin.

“Mundohem maksimalisht që të kaloj shumë kohë me Henrin, është një sakrificë e shumëanshme. Fundjavën ia dedikoj plotësisht atij. Henri është 11 muajsh dhe është pikërisht ai që na zgjon çdo mëngjes. Unë nuk dua të humb asnjë çast nga rritja e tij.”- është shprehur ajo.

Edhe pse është një pyetje që e bëjnë të gjithë prindërit mesa duket se edhe Erisa dhe bashkëshorti i saj kanë filluar të mendojnë se çfarë mund të jetë në ardhmen djali i tyre.

“Ai është vetëm 11 muajsh është shumë herët por do të ndjekë vetë ëndrrat e tij kur të rritet. Bashkëshorti ka filluar ta njohë me futbollin por në fund ai do të zgjedhë vetë çfarë të dëshirojë.”- shprehet Erisa.

Sigurisht që ardhja në jetë e Henrit ka ndikuar dhe në rolin e Erisës në politikë dhe kjo gje mund te dallohet qartë dhe në fjalimet e saj.

“Ardhja në jetë e Henrit ka bërë që të vlerësojë më shumë  nënat, gratë. Më ka dhënë një botëkuptim tjetër, më ka bërë të jem më e kujdesshme në vendimmarrje. Tanimë në fjalimet e mia kam shtuar dhe fjalinë: Të bëjmë diçka të mirë për fëmijët tanë!”- përfundon Xhixho.

erisa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0030889511108398