Marrëveshja e arritur mes PS-PD vijon të ndezi diskutimet te figurat e LSI. E ftuar në programin “3JAT” kandidatja e kësaj partie në Fier Erisa Xhixho, e konsideroi këtë moment si një marrëveshje errësire e jo transparante. Ajo mendon se kjo marrëveshje, kjo “dashuri” Rama-Basha do ta bëj LSI forcën e parë politike në vend.
Në ditët e fundit të koalicionit 4 vjeçar PS-LSI, Erisa Xhixho nënvizuar si problemin më të madh të qeverisjes atë të hashashit, drogës. Sipas saj forca e saj politike e ka ngritur gjithmonë si shqëtësim dhe sesi përveç evidentimit duhej ta luftonin si fenomen.
Ndërkohë përsa i përket kandidimit në Fier, ajo ka premtuar më shumë vëmëndje për resurset turistike që zona ofron. Nisur nga kjo, Xhixho e shikon të rëndësishëm zhvillimin e arsimit profesional, çka do ti shërbentë më shumë politikave turistike.