INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erisa Xhixho zbulon surprizën në “C’est La Vie”: Jam shtatzënë! [FOTO]

Erisa Xhixho zbulon surprizën në “C’est La Vie”: Jam shtatzënë! [FOTO]

Publikuar më: 21:46 10-12-2017

Nuk është pak të mbash postin e nënkryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, të jesh grua në karrierë, pedagoge dhe nënë në të njëjtën kohë. Prej dy javësh Erisa Xhixhon e shohim çdo të diel në ekranin e Tv Klan si një nga konkurentet e spektaklit “C’est la Vie” teksa këndon me këngëtarin Erik Lloshi.
Me anë të një postimi në Instagram, Erisa na ftoi ta ndiqnim sonte sepse kishte një surprizë të bukur dhe më në fund e ka zbuluar.

riso.png

Me të mbaruar performancën mbrëmjen e sotme në "C'est la vie", Erisa Xhixho ka ndarë me publikun lajmin se është në pritje të ëmbël, lajm i cili i gëzoi të gjithë.
"Doktori më tha që duhet t'i këndoja bebit dhe unë ja po i këndoj në skenë", u shpreh Xhixho ndërsa zbuloi se është në pritje të një vajze. Marina e pyeti politikanen se sa muajshe është, por ajo nuk e zbuloi duke u shprehur se kur kalon muaji i tretë nuk thuhet. Më pas Marina postoi një foto duke përkëdhelur barkun e Erisës dhe shkruan: “Ooo çfarë lajmi i bukur”.

rina.png

Article Logic
Execution time: 0.0015931129455566