Gjatë mbrëmjes së djeshme u eleminua nga shtëpia kuzhinieri Alfio Rrotani dhe ky banorë të rinj iu bashkuan shtëpisë. Bëhet fjalë për balerinin Gracionao Tagani dhe moderatoren Erjola Doçi. Kjo e fundit ka sjellë shumë atmosferë në shtëpi, duke u përfshirë direkt në bisedat me banorët. Teksa banorët janë mbledhur pas Prime-it në kuzhinë, Erjola e ka pyetur Dean në lidhje me banorin për të cilin ka pasur fantazi seksuale.
Erjola: Kë ke fantazuar seksualisht në këtë shtëpi?
Ndërkohë Dea përgjigjet:
Realisht dhe pa gënjeshtër, se ti e di që unë nuk kam frikë ta them. Realisht në këtë 1 javë nuk kam patur asnjë moment që kam pasur fantazi seksuale.
Kjo situatë ka shkaktuar shumë të qeshura tek banorët, duke i thënë asaj se po luan rolin e moderatores si tek emisioni që ajo drejton.