INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erjon Braçe kundër Metës:  Ndihem i fyer kur i referohen Ramës si fillikat

Erjon Braçe kundër Metës: Ndihem i fyer kur i referohen Ramës si fillikat

Publikuar më: 15:14 17-07-2016

Edhe deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe ka reaguar në Facebook pas konferencës së shtypit të Ilir Metës, i cili ka  deklaruar se pas reformës në drejtësi është i gatshëm të dorëhiqet dhe të krijohet një qeveri teknike.

Braçe shkruan në statusin e tij se gjatë tre ditëve të fundit mazhoranca qeverisëse po sulmohet për të gjetur konsensus për reformën në drejtësi.

Ai shton gjithashtu se ndihet i fyer kur shikon se Kryeministri Edi Rama cilësohet sikur të jetë vetëm në të gjithë këtë proces. Braçe siguroi se reforma në drejtësi ka mbështetjen e të gjithë deputetëve të PS, edhe pse nuk janë të mjaftueshme për ta miratuar.

 Statusi në Facebook i deputetit Erjon Braçe:

“Vetingu” prej partive; Rrenimi i kesaj maxhorance!! Po shoh qe ka insistim dhe goditje, tre ditet e fundit mbi kete maxhorance. I keshillohet kryeministrit, te terheqe mbeshtetjen ndaj propozimit te unifikuar nderkombetar-jo vetem amerikan, per piken kyce te reformes, Operacionin Nderkombetar te Monitorimit. Dua te them dy fjale; E para, si deputet i Partise Socialiste ndihem i fyer kur shoh se kryetarit te PS i referohen si “fillikat”ne kete histori, duke nencmuar faktin se ne Kuvend do te votojne te pakten 65 deputete.

Deri tani, cdo vendim per reformen, permbajtjen dhe proceduren, Edi Rama e ka ndare me grupin e deputeteve te PS ne Komisionin e Posacem per Reformen dhe, grupin parlamentar te PS, forum ku eshte paraqitur per te informuar, marre opinion, negociuar, propozuar per vendim. Natyrisht qe jane ndare mendime te ndryshme per ceshtje te caktuara, vecanerisht mes profesionisteve te fushes. Por, Te gjithe deputet e Partise Socialiste, kane qendrimin e tyre unik ne nje pike: Operacionin Nderkombetar te Monitorimit. Kane mbeshtetur pa asnje rezerve;

Procesin e rivleresimit te te gjithe gjykatesve e prokuroreve, keshilltareve ligjore ne sistemin aktual te drejtesise, me pikenisje dhe pjesmarrje ne proces te eksperteve te huaj nderkombetare, nen koordinimin e Komisionit Evropian-egzekurivi i Bashkimit Evropian dhe, agjencive ligjzbatuese amerikane. Cedimi i metejshem ne kete pike, duke rrezuar thelbin e reformes, do te prishe ekuilibrin e vendosur brenda grupit te deputeteve te Partise Socialiste. Une jam i pari qe nuk i bashkengjitem. E dyta, ndryshimi i keshilluar ne kete pike kyce te reformes, nuk i sherben fare koalicionit qeverises, nuk e konsolidon ate, per kete shkak as qeverise. Ne kemi ardhur ne pushtet me angazhimin e qarte te kryerjes se nje reforme ne sistemin e drejtesise, duke permbushur qellimin jetik, fundin e kultures se pandeshkueshmerise. Insistoj, Thelbi i reformes ne drejtesi eshte pastrimi i sistemit aktual nga nje kaste gjykatesish e prokuroresh te korruptuar, te kapur politikisht dhe te paafte profesionalisht.

Shqiperia gezon sot nje “stabilitet” qe nuk vjen nga barazia para ligjit e kujtdo, por nga kapja e nje sistemi qe prej vitesh “sherben” per te gjithe, duke i dhene politikes superimunitet ndaj shkeljes se ligjit, korrupsionit dhe pasurimit te paligjshem; imunitet qe eshte familjar dhe i shtrire deri ne rrethin e dyte te kesaj familje. Vendit nuk i duhet ky stabilitet! Ky stabilitet po e rrenon kete vend. Lenia e procesit te rivleresimit te te gjithe gjykatesve e prokuroreve, vetem ne dore te te zgjedhurve me vote nga partite politike, madje te ndare barabar mes tyre, nuk ndryshon gje. E kam para syve ate qe do ndodhe; Pazar mes paleve partiake: une kaloj nje, ti nje, une perjashtoj kete dhe ti ate, nese ti nuk bindesh per ate, une behem me kete dhe te perjashtojme ate. NJE SISTEM DREJTESIE I NDERTUAR KESHTU, PAK ME SHUME I NJEANSHEM SE KAQ PER SHKAK TE BERISHES DHE PUSHTETIT QE JU FAL ME VULLNET ATIJ, NUK KA ASNJE DALLIM NE PERMBAJTJE NGA KY QE KEMI. As qe i duhet kujt! Vendit, Shqiperise se pari. Maxhorances politike jo e jo. Vetem e rrenon perfundimisht ate. Ndaj do ju lutesha, ndalini keshillat qe rrenojne moralisht cdo gje ne kete vend! Pak dite me shume pushtet, jane shume pak para te ardhmes se vendit, te ardhmes edhe te vete PS ne kete vend.

Article Logic
Execution time: 0.0034730434417725