INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erjon Veliaj, mos bëni pis…

Erjon Veliaj, mos bëni pis…

Publikuar më: 11:28 15-06-2016

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përdorur një metaforë kur iu është drejtuar kryeqytetasve në lidhje me mbajtjen pastër të territorit. Sipas tij nuk kërkohet më të jepet jeta për vendin, por të mos e bëjmë pis. E sipas tij ky është minimumi i një sjellje patriotike.
Ai foli dhe për gjobat, që vendosën që të mos urinohej më në Lanë, duke theksuar se ato ka dhënë rezultat e uji i lumit është më i pastër.

Pjesë nga fjala e Veliaj:
Sot të gjithë flasim për sportin “O sa mirë me qenë shqiptar". Sot nuk kërkohet të jepet jeta për vendin, por të mos e bëjmë pis, ky është minimumi i një sjellje patriotike. Tiranën nuk mund ta prishësh, pemët i'u bëjnë hije edhe të majtëve edhe të djathtëve, diferencat politike janë të dukshme, por nuk duhet ti lejojmë të shkatërrojnë Tiranën. Për të gjithë ata që marrin makinën për të blerë një bukë apo për të vajtur në lloto dhe ngecin në trafik atëherë ju nuk jeni zgjedhja ju jeni problemi.

Article Logic
Execution time: 0.0028409957885742