INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erjon Veliaj nën “petkun” e superman nis ditën e verës me premtime!

Erjon Veliaj nën “petkun” e superman nis ditën e verës me premtime!

Publikuar më: 13:15 14-03-2016

Kryebashkiaku Erion Veliaj i është bashkuar qytetarëve që po festojnë në bulevard me një veshje, që ra menjeherë në sy. Veliaj me sa duket “zgjodhi” të jetë pak fëmijë e jo pa qëllim kishte veshur bluzën e "Superman".
Madje për këtë zgjdhje iu tha fëmijëve, që kishin mbushur sheshet se kjo bluze ishte e vetmja që kishte më fëminore dhe e veshi e për një tjetër arsye.

“Kjo ishte dhe një mënyrë për të ulë tensionin e politikës e gjithë këto ditëve, për të shmangur këto cicf-micet e politikës. Dita e Verës ka më shumë jetë se ç’ka politika. Ndaj unë vendosa sot të isha më shumë fëmijë sesa kryetar Bashkie”- sqaroi Veliaj.

Pas urimeve për Ditën e Verës Veliaj renditi premtime të reja. Po këto lidhen me sektorin e ndërtimit.

Pjesë nga fjala e Veliaj:

“Ne do të hapim shumë kantiera ndërtimi në Tiranë. Shumë shpejt do të hapim punimet për Sheshin Skënderbej. Do të fillojmë fillimisht me dy  muaj konsultime publike për tu siguruar që në fund të këtij projekti të kemi sheshin, ndoshta më të bukurin në rajon, kur vjen puna për një hapësirë që i akomodon të gjithë dhe që është simboli kombëtar i Shqipërisë. Në Sheshin “Skënderbej” do të ketë gurë dhe pllaka nga e gjithë Shqipëria për të treguar unitetin kombëtar, pemë dhe bimë për të treguar përfaqësimin kombëtar.”

Veliaj është pyetur dhe për ekipin e Tiranës, që jo vetëm tifozët, por dhe aleatët e së majtës, LSI dhe PDIU kanë ngritur zërin, që bashkia të ndihmojë skuadrën. Po përgjigjia e Veliaj nuk është se duket shpresëdhënëse se ai ka prioritet objektiva të tjerëm të cilat i rendit: “Fanela e Tiranës është një çështje që është duke u diskutuar. I kam kërkuar mazhorancës së aksionerëve që të bëjë një mbledhje të aksionerëve. Unë nuk e kam për herë të parë që drejtoj kompani publike. Ata që e kanë shumicën duhet të thërrasin pakicën që është bashkia e Tiranës, të bëjmë një takim të aksionerëve, të bëjmë një bilanc sesi shpenzohen paratë. Ne nuk mund të bëjmë blerje të çmendura, duhet t’i shtrijmë këmbët sa e kemi jorganin. Nëse ju më thoni mos bëj një çerdhe ose një kopësht për të paguar një lojtar për 7 minuta lojë  me 130 mijë euro më shumë sesa Ronaldo. Unë gjithmonë do zgjedh të bëjë shkolla e shkolla sesa lojtarë, që s’janë fare në Shqipëri. Në këtë sens, të gjitha këto duan më pak histeri, me shumë pjekuri dhe vendime të mira.”

Article Logic
Execution time: 0.0035769939422607