Kanë kaluar disa muaj tashmë që kur modelja shkodrane, Erjona Sulejmani dhe mesfushori nga Tetova Blerim Xhemajli, vendosën t’i japin fund martesës së tyre, ndërsa tashmë gjithsecili vijon jetën e tij.
Bukuroshja shkodrane ka sjellë një libër të titulluar “Gratë e Futbollistëve” dhe ku sjell sekrete nga dhomat e zhveshjeve të shumë klubeve, por edhe marrëdhëniet bashkëshortore të protagonistëve të top-këmbës.
Tani Erjona do të jetë pjesë edhe e televizionit në Itali, pasi ka marrë ftesë nga Canale 5, për të qenë pjesë e emisionit “Temptation Island Vip”, një program i të mirënjohurës Maria De Filippi.