INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erlindit s’i del e keqja, sulmon ''PËRPUTHEN'' dhe i nxjerr ''të palarat'' Arjanit: Askush s’i di…

Erlindit s’i del e keqja, sulmon ''PËRPUTHEN'' dhe i nxjerr ''të palarat'' Arjanit: Askush s’i di…

Publikuar më: 18:35 28-03-2021

Pas daljes nga “Përputhen” duket se Erlindit nuk po i del e keqja me produksionin dhe Arjan Konomin. Ai ka bërë një status kërcënues në rrjete sociale, ku shprehet se nëse nuk do të tregojnë transparencë totale në lidhje me çështjen e “drogës”, do të publikojë materialet dhe videot që ka në dispozicion.

Erlindi i ka kërkuar produksionit të nxjerrë videot e plota të debatit me Arjan Konomin, i cili akuzoi Kristianin për shitje droge dhe atë si përdorues.Ish-konkurrenti shprehet se opinionisti duhet të mbajë përgjegjësi publike për njollosjen e emrit të tyre.

Erlindi ka treguar paraprakisht se Konomi ka dalë nga skena duke bërtitur me të madhe, pas një sërë akuzash.

“I kërkoj produksionit që të nxjerri videot e plota të debatit tonë me opinionistin, po ashtu të publikojnë edhe videot e regjistruara në prapaskenë ditën që na u bënë akuzat. Aty do shikoni një çmenduri akuzash dhe opinionisti ka dalë nga skena duke bërtitur me të madhe e duke thënë që të thirret policia. Pasi e kuptoi gabimin që të mos dilte keq në publik dhe që e teproi, ka ndërprerë programin dhe për disa orë s’ka ardhur në skenë, që të sigurohej që të mos transmetohej asgjë, por askush s’i di këto fakte.

Jam i gatshëm për përgjegjësinë publike për çdo veprim që kam kryer nëse akuzat janë të vërteta. Nëse jo, të mbajë përgjegjësi publike ai. Nuk është e drejtë njollosja e emrit tonë padrejtësisht. Nuk e pranoj dot. I kërkoj produksionit transparencë totale të të gjithë ngjarjes. Ndryshe do detyrohemi t’i publikojmë ne të gjitha materialet dhe provat që kemi", ka shkruar Erlindi.

erasg.png

Article Logic
Execution time: 0.0032169818878174