Ermal Fejzullahu dhe bashkëshorja e tij Ariana janë bërë prindër për herë të katërt të një vajze qe kanë vendosur ta quajnë Ana.
Lajmin e ka dhënë vetë Ermali në instagramin e tij, ku ka postuar një foto nga materniteti të tre fëmijëve të tij që qëndrojë pranë vogëlushes së porsa ardhur në jetë.
Dy vajzat dhe djali i Ermalit, shfaqen shumë të lumtur pranë motrës së vogël, ndërsa Ermali shkruan: “Mirë se erdhe në jetë Ana “, duke e shoqëruar me një zemër të kuqe.
Para pak kohësh Ariana organizoi një baby shower krejt të veçantë me miq edhe familjarë për të mirëpritur vogëlushen.
Festa ishte konceptuar në një mënyrë krejt origjinale ku të gjithë duhet të kishin të veshur diçka të bardhë.