INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ermal Fejzullahu zbulon ARSYEN pse e refuzuar Fifin në propozimin e saj të parë për duet!

Ermal Fejzullahu zbulon ARSYEN pse e refuzuar Fifin në propozimin e saj të parë për duet!

Publikuar më: 13:28 13-10-2020

Para një jave, dy kushërinjtë tepër të talentuar, Fifi dhe Ermal Fejzullahu, kanë sjellë një bashkëpunim, të titulluar “Përjetësi”.

Videoklipi i kësaj kënge ka një histori tepër interesante të një çifti të dashuruar dhe menjëherë pas publikimit, kënga ka marrë mijëra klikime në Youtube dhe pritet të bëjë namin këtë vjeshtë.


Mirëpo, e dini ju se Ermali i ka kthyer pas Fifit një këngë që ajo ia ka propozuar disa kohë më parë?


Këtë e ka treguar vetë artisti në një intervistë për “Reload” në RTV Dukagjini këngëtari ka treguar se ajo këngë nuk ishte për ta.

“Ideja ka lindur shumë spontanisht. Me Fifin kemi qëndruar bashkë nëpër xhirime dhe emisione të ndryshme. Unë e vlerësoj shumë si vokal dhe tekst shkruese [Fifin]. Më ka thënë se kam dëshirë të bëjmë bashkë një këngë. Edhe unë i kam shprehur dëshirën për të bërë bashkë një këngë. Ma ka dërguar një këngë tjetër para kësaj. I kam thënë se kjo nuk është për ne. I kam thënë se duhet të bëjmë diçka që është më artistike dhe që do ta “shkrinim” në këndim. Jemi dakrorduar dhe në momentin që ma ka dërguar tekstin e këngës “Përjetësi”, i kam thënë: Pikërisht kjo është për ne”.

Ndër të tjera, Ermali ka thënë se nuk ka qenë i motivuar që këtë verë të bëjë ndonjë projekt për shkak të situatës me pandeminë.

“Këngën kemi pasur në plan ta publikojmë në muajin qershor. Unë i kam kërkuar Fifit ta shtyjmë publikimin por asaj nuk i është pritur. Pas një konsultimi që ajo ka pasur me menaxherin e vet, jemi dakorduar që ta shtyjmë publikimin deri më tani”.

Article Logic
Execution time: 0.0026109218597412