Do t’iu dukej e çuditshme po të shihnit Ermal Mamaqin teksa bën autostop nëpër rrugët e Kinës?
Po nëse do të shihnit Ermal Mamaqin duke bërë autostop teksa është “shtatzënë” rrugëve të Kinës?! Këtë me siguri nuk do ta besonit, por kjo foto ju vërteton që gjithcka mund të ndodhë. Po, ai që shihni është vetë Ermali që pozon rrugëve të Kinës me barkun jashtë i cili të krijon idenë e një mashkulli shtatzënë. Madje, aktori i humorit ka dalë tepër i revoltuar nga kjo eksperiencë pasi “shoferët kinezë nuk tregonin aspak respekt për burrat shtatzënë”. Kjo është çmenduria tjetër e Ermalit pas vendosjes së të birit, Joelit, shtrirë në vendin e skanimit të valixheve. Çdo ide se çfarë mund të vijë pas kësaj, do të ishte thjesht e dobët përpara fantazisë së shfrenuar të aktorit. Presim çudinë e radhës…!